ShBA-ja dhe Kina pritet të nënshkruajnë marrëveshje të madhe për rritje të importeve - Gazeta Express
string(84) "shba-ja-dhe-kina-pritet-te-nenshkruajne-marreveshje-te-madhe-per-rritje-te-importeve"

ShBA-ja dhe Kina pritet të nënshkruajnë marrëveshje të madhe për rritje të importeve

Gazeta Express

15/01/2020 9:32

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pritet të hyjë në një fazë të re dhe më të qetë të mërkurën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe zëvendëskryeministri kinez, Liu He, do të nënshkruajnë një marrëveshje për shtimin e shitjes së mallrave amerikane në Kinë.

Lexo Edhe:

Faza e parë e marrëveshjes përfshin rritjen e importeve amerikane në sektorët e bujqësisë, energjisë dhe shërbimeve.

Mosmarrëveshja mes dy ekonomive më të mëdha në botë dhe vendosja e taksave shtesë ka ndikuar në zvogëlimin e shkëmbimeve tregtare, dobësimin e tregjeve dhe zvogëlimin e rritjes ekonomike në nivel botëror.

Trump dhe Liu pritet të nënshkruajnë një dokument me 86 faqe në Shtëpinë e Bardhë para 200 mysafirëve nga qarqet tregtare, qeveritare dhe diplomatike.

Presidenti amerikan e ka vënë marrëveshjen tregtare me Kinën në qendër të fushatës para zgjedhjeve të këtij viti, duke e quajtur atë “një vigan të madh e të bukur” gjatë një tubimi në Ohio.

Në qendër të marrëveshjes që do të nënshkruhet sot është zotimi i Kinës për blerje shtesë të mallrave amerikane me vlerë të 200 miliardë dollarëve gjatë dy vjetëve të ardhshëm, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.