SHBA-ja dhe aleatët arabë dënojnë ashpër sulmet iraniane - Gazeta Express
string(56) "shba-ja-dhe-aleatet-arabe-denojne-ashper-sulmet-iraniane"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 7:43

SHBA-ja dhe aleatët arabë dënojnë ashpër sulmet iraniane

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 7:43

Me një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Bahrejni, Jordania, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dënuan fuqishëm “sulmet e papërgjegjshme me raketa dhe dronë të Iranit ndaj territoreve sovrane në rajon”.

“Këto sulme pa bazë shënjestruan territore sovrane, rrezikuan popullsinë civile dhe dëmtuan infrastrukturën civile”, thuhet në deklaratë.

Më herët, edhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, i udhëhequr nga Arabia Saudite, dënoi Teheranin për sulmet ndaj shteteve anëtare dhe theksoi “të drejtën për të reaguar” ndaj këtyre veprimeve.

Ky këshill përfshin: Arabinë Saudite, Katarin, Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Kuvajtin.

Dubai, Emirate të Bashkuara Arabe
Dubai, Emirate të Bashkuara Arabe

Deklarata e përbashkët e Uashingtonit dhe aleatëve të tij arabë thekson se veprimet e Iranit “paraqesin një përshkallëzim të rrezikshëm, që shkel sovranitetin e shteteve të shumta dhe kërcënon stabilitetin rajonal. Shënjestrimi i civilëve dhe vendeve që nuk janë të përfshira në konflikte, është sjellje e papërgjegjshme dhe destabilizuese”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement