string(73) "shba-i-thote-jo-armepushimit-ne-gaza-vendos-veton-ndaj-kerkeses-se-okb-se"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 11:26

SHBA i thotë “jo” kërkesës së OKB-së për armëpushim në Gaza, vendos veton

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 11:26

Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton ndaj një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm” mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gaza, si dhe qasje të pakufizuar për ndihma humanitare në këtë enklavë të shkatërruar nga lufta.

Sipas Reuters, 14 vendet e tjera të këshillit kanë votuar pro, megjithatë SHBA e ka bllokuar.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta: Ne nuk do të mbështesim asnjë masë që nuk e dënon Hamasin dhe që nuk kërkon çarmatimin e tij dhe largimin nga Gaza,” raportohet të ketë thënë ambasadorja e përkohshme e SHBA-së në OKB, Dorothy Shea, para votimit, duke argumentuar se rezoluta do të dëmtonte përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Kujtojmë se, SHBA mbetet aleati më i madh dhe furnizuesi kryesor me armë i Izraelit. Ndërsa Hamasi ka dënuar veton amerikane, duke e përshkruar si një dëshmi të “anësisë së verbër të administratës amerikane” në favor të Izraelit.

Draft-rezoluta e Këshillit të Sigurimit kërkonte gjithashtu lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera.

Votimi në Këshillin e Sigurimit erdhi në një kohë kur Izraeli po vazhdon ofensivën e tij në Gaza, pas përfundimit të një armëpushimi dy mujor në mars. Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë thënë se sulmet izraelite vranë 45 persona të mërkurën, ndërsa Izraeli raportoi vdekjen e një ushtari në luftime.

aaaaa