Ushtria amerikane ka përfunduar sulmet vetëmbrojtëse kundër Iranit në përgjigje të rrëzimit të një helikopteri amerikan Apache, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), shkruan CNN.
“Forcat e CENTCOM-it goditën mbrojtjen ajrore iraniane, stacionet e kontrollit tokësor dhe vendet e radarëve të mbikëqyrjes pranë Ngushticës së Hormuzit me municione precize të lëshuara nga avionët luftarakë të Forcave Ajrore dhe Marinës së SHBA-së” tha CENTCOM në X.
Ushtria amerikane tha se këto sulme përbëjnë një “përgjigje proporcionale” ndaj sulmeve të fundit kundër forcave amerikane dhe anijeve ndërkombëtare në ujërat e rajonit.
Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke qenë zgjedhja e parë për shumë udhëtarë...