SHBA, foshnja infektohet me koronavirus në barkun e nënës - Gazeta Express
string(56) "shba-foshnja-infektohet-me-koronavirus-ne-barkun-e-nenes"

SHBA, foshnja infektohet me koronavirus në barkun e nënës

Gazeta Express

15/07/2020 8:20

Një bebe që ka lindur me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas doktorëve është prova më e fortë që mund të infektohesh që në barkun e nënës.

Foshnja nga Teksasi u dërgua në terapi intensive sapo lindi, pasi nëna e saj kishte rezultuar pozitive me koronavirus. Edhe vogëlushja rezultoi pozitive një ditë pas lindjes. Ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, dy nga shenjat e sëmundjes.

Lexo Edhe:

Shkencëtarët analizuan placentën dhe gjetën gjurmë koronavirusi. Kjo gjë, sipas tyre, vërteton se bebi është infektuar në barkun e nënës dhe jo pasi ka lindur. Përfundimin e tyre, shkencëtarët amerikanë e publikuan në “The Pediatric Infectious Disease Journal”.