"SHBA është grabitur për dekada në tregti dhe ushtri", Trump paralajmëron botën: Udhëtimi falas ka përfunduar - Gazeta Express
string(105) "shba-eshte-grabitur-per-dekada-ne-tregti-dhe-ushtri-trump-paralajmeron-boten-udhetimi-falas-ka-perfunduar"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 14:14

“SHBA është grabitur për dekada në tregti dhe ushtri”, Trump paralajmëron botën: Udhëtimi falas ka përfunduar

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 14:14

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një deklaratë të fortë në rrjetin e tij social, Truth Social në lidhje me qëndrimet e tij ndaj vendeve të tjera, përfshirë mbrojtjen dhe çështjen e tarifave.

Duke akuzuar fillimisht vendet “mike dhe armike”, se kanë përfituar për dekada të tëra në kurriz të Shteteve të Bashkuara, si në fushën e tregtisë ashtu edhe në atë të mbrojtjes, Trump ka shkruar:

“SHBA është grabitur për dekada, si në tregti ashtu edhe në ushtri, nga miq dhe armiq njësoj. Kjo ka kushtuar triliona dollarë.”

Tutje ai ka thënë se vendet e tjera duhet të pranojnë se “periudha e udhëtimit falas” ka përfunduar dhe t’i japin hapësirë Shteteve të Bashkuara të mbrojnë interesat e tyre kombëtare.

“Vendet duhet të ulen dhe të thonë: ‘Faleminderit për udhëtimin falas ndër vite, por e kuptojmë që tani duhet të bëni atë që është e drejtë për Amerikën.’ Ne duhet t’u përgjigjemi duke thënë: ‘Faleminderit që e kuptoni situatën ku ndodhemi. E vlerësojmë shumë!’” ka shkruar Trump.

Ky reagim i presidentit amerikan vjen në një kohë kur ai është përfshirë në retorikë të ashpër ndaj NATO-s dhe aleatëve evropianë, duke i kritikuar shpesh se nuk paguajnë sa duhet për mbrojtjen e përbashkët. Ai gjithashtu ka shfaqur ide për vendosjen e tarifave tregtare më të larta ndaj vendeve që, sipas tij, “shfrytëzojnë” ekonominë amerikane.