SHBA do të kërkojë takim të Këshillit të Sigurimit për Korenë e Veriut - Gazeta Express
string(70) "shba-do-te-kerkoje-takim-te-keshillit-te-sigurimit-per-korene-e-veriut"

SHBA do të kërkojë takim të Këshillit të Sigurimit për Korenë e Veriut

Gazeta Express

09/12/2019 23:54

SHBA do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të KB të marrë në konsideratë lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut dhe mundësinë e një provokimi përshkallëzues nga regjimi komunist i Phenianit.

Kjo është bërë e ditur nga një zyrtar i pa emëruar pranë Departamentit të Shtetit. Tani për tani nuk dihet se kur do të mbahet takimi apo nëse ai do të jetë publik, transmeton Reuters.

Lexo Edhe:

Të paktën tetë vende në Këshillin e Sigurimit 15 anëtarësh kërkuan një takim mbi abuzimet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut të martën, por vendimi përfundimtar është në Uashington, thanë diplomatët.

“Departamenti i Shtetit ka udhëzuar Misionin e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara të propozojë mbajtjen e një debati mbi Korenë e Veriut në Këshillin e Sigurimit të KB këtë javë, duke përfshirë bisedime të gjera për zhvillimet e fundit në Gadishullin Korean, si dhe lëshimet e fundit të raketave dhe mundësinë e një provokimi të Koresë së Veriut”, tha një zyrtar amerikan.

Takimi do të vinte në një kohë të tensionit në rritje midis Uashingtonit dhe Phenianit.