"SHBA do ta shpëtojë Bibi-n": Trump i kërkon Izraelit të anulojë gjyqin ndaj Netanyahut, e quan hero - Gazeta Express
string(96) "shba-do-ta-shpetoje-bibi-n-trump-i-kerkon-izraelit-te-anuloje-gjyqin-ndaj-netanyahut-e-quan-hero"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 10:33

“SHBA do ta shpëtojë Bibi-n”: Trump i kërkon Izraelit të anulojë gjyqin ndaj Netanyahut, e quan hero

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 10:33

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Izraelit që ta falë ose të anulojë gjyqin për korrupsion ndaj liderit Benyamin Netanyahu.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump e ka përshkruar Netanyahun si një “Hero i Madh”, ndërsa ka thënë që “gjyqi duhet  të anulohet, menjëherë”.

“Gjyqi ndaj Bibi Netanyahu-t duhet të ANULOHET, MENJËHERË, ose të jepet Falje për një Hero të Madh, që ka bërë kaq shumë për Shtetin (e Izraelit),” ishte postimi i Trump.

Kujtojmë se lideri izraelit është i akuzuar që nga viti 2019 për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit – akuza që ai i mohon. Gjyqi ndaj tij ka nisur në 2020 dhe përfshin tre raste të ndryshme penale.

Megjithatë, pas postimit të Trumpit, ka ardhur një reagim i shpejtë nga lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, duke thënë se Trump nuk duhet të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë së Izraelit.

 “Me gjithë respektin dhe mirënjohjen për presidentin e SHBA-ve, ai nuk duhet të ndërhyjë në një proces ligjor të një shteti të pavarur,” tha Lapid.

Trump poashtu e ka quajtur Netanyahu-n një “luftëtar”, por në postimin e tij ka shtuar se: “Ishte SHBA që e shpëtoi Izraelin, dhe tani do të jetë sërish SHBA që do ta shpëtojë Bibi Netanyahu-n.”

Tutje, Trump e ka përshkruar çështjen kundër liderit izraelit si një “gjueti shtrigash” – një term që e ka përdorur shpesh për të karakterizuar edhe përpjekjet e SHBA për ta ndjekur penalisht vetë atë.

Deklaratat mbështetëse të Trump vijnë pasi ai e kritikoi publikisht Izraelin për goditjet ndaj Iranit pas armëpushimit, në një qëndrim të rrallë kritik ndaj aleatit të tij të afërt.