SHBA dhe Irani me versione të ndryshme pas shtyrjes së sulmeve - Gazeta Express
string(62) "shba-dhe-irani-me-versione-te-ndryshme-pas-shtyrjes-se-sulmeve"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 7:39

SHBA dhe Irani me versione të ndryshme pas shtyrjes së sulmeve

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 7:39

Zyrtarët e SHBA-së dhe Iranit kanë dhënë versione të kundërta për bisedimet mes dy vendeve lidhur me luftën, pasi presidenti Donald Trump vendosi të shtyjë sulmet e paralajmëruara ndaj centraleve energjetike iraniane.

Të shtunën, Trump i dha Iranit një afat prej 48 orësh për të hapur Nguahticën e Hormuzit, përndryshe tha se SHBA do të “shkatërronte plotësisht” centralet e tij energjetike.

Megjithatë, të hënën, Trump tha se i kishte shtyrë sulmet pas bisedimeve “produktive” me Tehranin, por kryetari i parlamentit iranian mohoi që bisedime të tilla të kenë ndodhur, duke i quajtur “lajme të rreme”.

Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë CBC News: Kemi marrë disa pika nga SHBA përmes ndërmjetësve dhe ato po shqyrtohen.”

CBS raporton se ky hap është bërë “si një pararendës i mundshëm për bisedime”, dhe se bisedimet nuk janë të konfirmuara apo në zhvillim.

Edhe Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për kujdes, duke thënë se situata është “fluide” dhe se “spekulimet për takime nuk duhet të konsiderohen përfundimtare derisa të shpallen zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement