SHBA dhe Gjermania përplasen publikisht pasi AfD u kualifikua nga shteti si parti ekstremiste - Gazeta Express
string(88) "shba-dhe-gjermania-perplasen-publikisht-pasi-afd-u-deklarua-parti-e-ekstremit-te-djathte"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 7:56

SHBA dhe Gjermania përplasen publikisht pasi AfD u kualifikua nga shteti si parti ekstremiste

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 7:56

Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë janë përplasur publikisht në rrjetin social “X” pasi shteti gjerman e kualifikoi partinë “AfD” si ekstremiste, shkruan Gazeta Express.

Rubio ka kritikuar shtetin gjerman se i ka thënë më shumë të drejta agjencisë së inteligjencës për të vëzhguar opozitën. Sipas Sekretarit Amerikan, ajo çfarë është ekstremiste, s’është AfD, por politikat e shtetit gjerman për imigracionin, të cilat AfD i kundërshton.

Ndaj kësaj kritike të hapur të Rubios s’kanë qëndruar pa përgjigje as gjermanët, duke thënë se historia ka mësuar që ekstremizmi i djathtë duhet të ndalet.

“Kjo është demokracia. Ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën dhe sundimin e ligjit tonë. Janë gjykatat e pavarura ato që do të kenë fjalën e fundit. Ne kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i krahut të djathtë duhet të ndalet”, është kundërpërgjigjur Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement