SHBA dhe Gjermania arrijnë marrëveshjen për gazsjellësin Nord Stream 2 - Gazeta Express
string(70) "shba-dhe-gjermania-arrijne-marreveshjen-per-gazsjellesin-nord-stream-2"

SHBA dhe Gjermania arrijnë marrëveshjen për gazsjellësin Nord Stream 2

Lajme

Gazeta Express

21/07/2021 23:22

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku bëjnë me dije arritjen e marrëveshjes për përfundimin e linjës së gazsjellësit Nord Stream 2.

Gjermania nga ana e saj angazhohet se do të reagojë nëse Rusia do të përdorë këtë gazsjellës si armë kundër Ukrainës.

Lexo Edhe:

Ndërsa Ukraina dhe Polonia nga ana e tyre bëjnë me dije se gazsjellësi që ka hapur shumë polemika ka sjellë një kërcënim të ri për Europën Qendrore.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar mbi gazsjellësin që Uashingtoni e kishte kundërshtuar prej kohësh.

“Jam i lehtësuar që kemi gjetur një zgjidhje konstruktive në lidhje me Nord Stream 2 me Shtetet e Bashkuara. Ne do të ndihmojmë Ukrainën të ndërtojë një sektor energjie të gjelbër dhe do të bëjmë përpjekje për të siguruar tranzit gazi përmes Ukrainës në dekadën e ardhshme ” shkroi ai në Twitter.

Marrëveshja synon të lehtësojë ato që kritikët i shohin si rreziqet strategjike të gaz sjellësit me vlerë 11 miliardë dollarë, që tani është 98% i kompletuar dhe po ndërtohet nën Detin Baltik për të transportuar gaz nga rajoni Arktik i Rusisë në Gjermani.