Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë nisur operacione kundër “organizatave të huaja terroriste” në Ekuador në bashkëpunim me forcat lokale të sigurisë, njoftoi të martën Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM).
Në një deklaratë, SOUTHCOM tha se operacionet po kryhen së bashku me forcat e armatosura të Ekuadorit.
Administrata amerikane foli për “veprime vendimtare” kundër organizatave të huaja terroriste që veprojnë në vendin e Amerikës Latine, megjithatë, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth natyrës së operacioneve.
Fillimi i operacioneve të përbashkëta u njoftua të hënën nga presidenti ekuadoras, Daniel Noboa.
Noboa, i cili konsiderohet aleat i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, foli për një “fazë të re” në luftën e qeverisë së vendit kundër bandave.
Organizatat kriminale që veprojnë në Ekuador akuzohen nga qeveria për përfshirje në aktivitete “narkoterrorizmi”.
Ky term përdoret nga autoritetet për të përshkruar lidhjen e rrjeteve të krimit të organizuar me tregtinë e drogës dhe përdorimin e dhunës ose praktikave terroriste për të kontrolluar zonat dhe rrugët e trafikimit.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...