SHBA dhe BE përkujtojnë figurën e Shën Terezës: Një frymëzim i pashtershëm për brezat kudo në botë - Gazeta Express
string(97) "shba-dhe-be-perkujtojne-figuren-e-shen-terezes-nje-frymezim-i-pashtershem-per-brezat-kudo-ne-bote"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 18:45

SHBA dhe BE përkujtojnë figurën e Shën Terezës: Një frymëzim i pashtershëm për brezat kudo në botë

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 18:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ndau sot mesazhin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me rastin e 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh”, u shpreh presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë thekson në mesazhin e publikuar se “sot nderojmë Nënë Terezën, figurën që mishëroi dhembshurinë dhe humanizmin në çdo hap të jetës së saj”, raporton kp.

“Ajo mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim i pashtershëm për brezat kudo në botë. ‘Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mundeni, ju mund të bëni gjëra që unë nuk mundem; së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha’. Ky mesazh i saj na kujton se vetëm duke bashkuar forcat arrijmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Ky është gjithashtu thelbi i asaj që përfaqëson Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian.