Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar për një fluturim të suksesshëm deportimi që është realizuar këtë javë, si pjesë e përkushtimit të administratës amerikane për mbrojtjen e kufijve dhe luftimin e migrimit ilegal.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është bërë i mundur përmes bashkëpunimit të ngushtë midis Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE), Shërbimit të Sigurisë Diplomatike, si dhe Policisë së Kosovës. Zyrtarë amerikanë kanë vlerësuar këtë partneritet si një shembull të qartë të zbatimit të ligjeve dhe ruajtjes së sigurisë kufitare.
“Ky veprim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar migrimin e parregullt dhe për të garantuar një sistem imigracioni të ligjshëm dhe të rregullt në SHBA”, thuhet në njoftim.