Nata e dytë e Sunny Hill vazhdon festën me ritme që ndezin atmosferën verore për pjesëmarrësit e shumtë në këtë festival plot yje botërore e vendore.
Në skenë po performojnë Shawn Mendez me hitet e tij të shumta botërore, dhe DJ i njohur nga Brazili – Mochakk.
Mendez tashmë në skenën botërore ka sjellë hitet e mëdha muzikore si Senorita, Treat You Better, There’s Nothing Holdin’ Me Back, Stitches, Mertcy, If I Can’t Have You. Monster në duet me Justin Bieber dhe Wonder.
Ndërsa 25-vjeçari Mochakk, emri i vërtetë i të cilit është Pedro Maia, renditet në mesin e njëqind DJ-ve më të njohur botërorë.
Festivali Sunny Hill përmbyll edicionin e tij të radhës nesër me yjet e tjera të skenës globale e vendore.