Sharon kritika Dep dhe Heard: Vazhdoni me jetën, lëni gjyqet - Gazeta Express
string(58) "sharon-kritika-dep-dhe-heard-vazhdoni-me-jeten-leni-gjyqet"

Yjet

Gazeta Express

06/06/2022 22:10

Sharon kritika Dep dhe Heard: Vazhdoni me jetën, lëni gjyqet

Yjet

Gazeta Express

06/06/2022 22:10

“Ne të gjithë kemi gjëra të këqija në çdo marrëdhënie, por martesa e tyre është ekstreme”, ka kritikuar Sharon Osnourne Johnny Depp dhe Amber Heard dhe i ka lutur ata që “ta vazhdojnë jetën” si të ndarë

Sharon Osbourne e ka cilësuar lidhjen e Johnny Depp dhe Amber Heard si “ekstreme” dhe “shumë të shëmtuar”.

Lexo Edhe:

Ylli televiziv (69), është shprehur hapur më parë në mbështetje të Johnnyt gjatë tërë gjyqit bombastik të ish çiftit.

Megjithatë, në emisionin “Monday’s Lorraine”,  ajo nuk zgjodhi një anë, përkundrazi bëri thirrje tek të dy aktorët që “ta vazhdojnë jetën”.

“Është e shëmtuar, për të dy. Dëgjo, çfarë ndodh në shtëpi mes dy njerëzve, askush nuk i di të gjitha detalet e shëmtuara – ne të gjithë kemi përjetuar gjëra të shëmtuar në çdo lidhje por e tyrja është shumë ekstreme. Vetëm të vazhdojnë ta jetojnë jetën”, ka thënë Sharon, anëtare e jurisë në X Factor. /GazetaExpress/