Shaqirit e Ajetit mund t’iu bashkohet edhe një shqiptar te Baseli - Gazeta Express
string(64) "shaqirit-e-ajetit-mund-tiu-bashkohet-edhe-nje-shqiptar-te-baseli"

Sport

Gazeta Express

29/07/2025 12:16

Shaqirit e Ajetit mund t’iu bashkohet edhe një shqiptar te Baseli

Sport

Gazeta Express

29/07/2025 12:16

Dy lojtarëve me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqirit dhe Albian Ajetit mund t’u bashkohet në Basel një tjetër futbollist i ri kosovar.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Agon Rexhaj, anësorin e djathtë, i cili është pjesë e akademisë së këtij klubi.

“Blick” shkruan se së paku ai do të ushtrojë me ekipin e parë të Baselit, ndërsa do të luajë me ekipin U21.

Më tutje, raportimi i mediumit zviceran shton se ai gradualisht do të bëhet pjesë e ekipit të parë të Baselit, ku ai është zhvilluar për shumë vjet si futbollist.

Rexhaj është pjesë edhe e Zvicrës U18, me të cilën ka tri ndeshje dhe një gol të shënuar./GazetaExpress/