Shaqiri zgjidhet "Lojtari i Javës" në Zvicër - Gazeta Express
string(42) "shaqiri-zgjidhet-lojtari-i-javes-ne-zvicer"

Sport

Gazeta Express

08/04/2026 15:11

Shaqiri zgjidhet “Lojtari i Javës” në Zvicër

Sport

Gazeta Express

08/04/2026 15:11

Xherdan Shaqiri po vazhdon të shfaqë formë të jashtëzakonshme në Zvicër.

Ylli kosovar është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Superligën zvicerane nga votat e tifozëve të kësaj lige, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, ish-përfaqësuesi zviceran ishte lojtari kryesor i Baselit kundër Young Boys në kuadër të xhiros së 32-të, më saktësisht në barazimin 3:3, në një ndeshje mjaft interesante dhe dramatike.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit e shënoi një gol të bukur dhe i bëri dy pasime vendimtare që e ndihmuan Baselin që t’i shënojë dy golat tjerë në këtë ndeshje.

Prej se është rikthyer në Zvicër, majtaku këmbëshpejtë është bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në ligën elitare Helvetike. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement