Shaqiri vendimtar për Baselin - Gazeta Express
string(29) "shaqiri-vendimtar-per-baselin"

Sport

Gazeta Express

15/09/2024 19:48

Shaqiri vendimtar për Baselin

Sport

Gazeta Express

15/09/2024 19:48

Xherdan Shaqiri ka shmangur turpërimin e Baselit në garën për Kupën e Zvicrës në futboll.

Në kuadër të raundit të dytë, Baseli të dielën ishte mysafir i skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, Stade Nyonnais.

Por Baseli pati shumë telashe. Fitoren 1:0 e shënoi vetëm pas vazhdimeve, ndërsa Shaqiri golin e fitores e realizoi në minutën e fundit të vazhdimit të dytë. Ai konkretizoi penallti të cilën e siguroi vet. Më pas kishte penallti për Nyonnais, por portieri i Baselit intervenoi me sukses.

Shaqiri u aktivizua në minutën e 79-të.

Leon Avdullahu, Albian Ajeti e Benjamin Kololli startuan te Baseli.

Për Shaqirin ishte goli i parë pas kthimit te Baseli.

Advertisement
Advertisement
Advertisement