Shaqiri, pjesë e skuadrës së Liverpoolit për Kupën e Botës për Klube - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

15/12/2019 10:16

Shaqiri, pjesë e skuadrës së Liverpoolit për Kupën e Botës për Klube

Sport

Gazeta Express

15/12/2019 10:16

Liverpooli e ka konfirmuar skuadrën prej 20 futbollistëve që do të udhëtojnë drejt Katarit për Kupën e Botës për Klube, me yllin shqiptar Xherdan Shaqiri që është pjesë e saj.

Skuadra e Jurgen Klopp do të fluturojë sot drejt Katarit për turneun e Kupës së Botës për Klube, ku në gjysmëfinale të pret Monterrey, raporton Gazeta Express.

Liverpooli do të përballet me Monterrey të mërkurën në orën 18:30.

Ndërsa, në gjysmëfinalen tjetër përballen Flamengo dhe Al Hilal të martën në orën 18:30.

Xherdan Shaqiri, përfaqësuesi i Zvicrës, është pjesë e skuadrës pasi e ka lënë plotësisht pas lëndimin që ia humbi dy muaj në fillim të sezonit. Anësori nga Gjilani ka luajtur dy herë titullar në javët e fundit duke shënuar një gol.

Ndërkohë, edhe Georginio Wijnaldim është ftuar, pavarësisht se pësoi një dëmtim që e detyroi ta braktiste lojën në fitoren e Liverpoolit 2:0 ndaj Watfordit të shtunën në Premierligë.

Lista e plotë e të fturave nga Jurgen Klopp për ndeshjet e të kuqve në Kupën e Botës për Klube: Alisson, Van Dijk, Wijnaldum, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Lonergan, Shaqiri, Robertson, Origi, Jones, Alexander-Arnold, Williams.

/Gazeta Express/