Shaqiri për duelin ndaj Brazilit: Dimë si të përballemi me ekipet e mëdha - Gazeta Express
string(72) "shaqiri-per-duelin-ndaj-brazilit-dime-si-te-perballemi-me-ekipet-e-medha"

Botërori 2022

Gazeta Express

27/11/2022 16:42

Shaqiri për duelin ndaj Brazilit: Dimë si të përballemi me ekipet e mëdha

Botërori 2022

Gazeta Express

27/11/2022 16:42

Me fillim nga ora 17:00 nesër, Zvicra do të përballet me Brazilin në Kampionatin Botëror.

Të dy ekipet vijnë pas fitoreve në xhiron e parë dhe tani do të luajnë për sigurimin e kualifikimit tutje, shkruan Gazeta Express.

Për përballjen ndaj Brazilit, ka folur ylli i helvetikëve, Xherdan Shaqiri.

“Në vitin 2018 ishte një lojë e vështirë dhe morëm një rezultat të mirë. Ne jemi të vetëdijshëm për atë që jemi në gjendje të bëjmë. Mendoj se kemi përparuar, kemi fituar përvojë, kemi luajtur kundër skuadrave të mëdha dhe kemi besim se do të përballemi me një kundërshtar të madh. Ne duhet të përpiqemi të mposhtim skuadra si Brazili dhe tashmë kemi treguar se jemi të aftë”, theksoi Shaqiri.

Ai tha se Zvicra di të përballet me ekipe të mëdha dhe do të përpiqen ta mposhtin Brazilin.

“Të gjithë lojtarët kanë pika të forta dhe të dobëta. Është e vështirë të zgjedhësh një lojtar (nga Brazili). Ata janë shumë të shpejtë, kanë një lojë shumë tërheqëse, por kanë edhe dobësi dhe ne do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë. Ata luajtën mirë në debutimin e tyre, por ne dimë si të sillemi ndaj skuadrave të mëdha”, vazhdoi ai.