Shaqiri pas fitores: Detyra e parë u përmbush, por duhet të përmirësohemi dukshëm - Gazeta Express
string(79) "shaqiri-pas-fitores-detyra-e-pare-u-permbush-por-duhet-te-permiresohemi-dukshem"

Botërori 2022

Gazeta Express

24/11/2022 17:01

Shaqiri pas fitores: Detyra e parë u përmbush, por duhet të përmirësohemi dukshëm

Botërori 2022

Gazeta Express

24/11/2022 17:01

Zvicra e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit ka marrë pikët e para në Botëror, duke e mposhtur skuadrën e Kamerunit.

Zvicra e mposhti minimalisht 1:0 Kamerunin në ndeshjen e parë të tyre në Kampionatin Botëror, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Xherdan Shaqiri asistoi në golin e vetëm të shënuar të helvetikëve.

Pas ndeshjes, vet Shaqiri tha se detyra u përmbush, por u duhet të përmirësohen dukshëm

“Donim të nisnim mirë. Por duhet thënë se të dyja skuadrat nuk patën një lojë të veçantë në fillim. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Krijuam më shumë raste dhe arritëm të bënim 1-0. Në fund mund të ishte 2-0 ose 3-0 nëse do t’i shfrytëzonim më mirë shanset tona. Në fund, ajo që ka vërtet rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi dukshëm”, tha Shaqiri.