Lyon ka marrë tri pikë në xhiron e 7 në Ligue 1.
Skuadra e Xherdan Shaqirit e mundi 3-1 atë të Troyes. Në këtë mbrëmje e gjeti golin edhe futbollisti shqiptar.
Ai arriti të shënojë atëherë kur i duhej më së shumti skuadrës, në minutën e 48’, golin e epërsisë për 2-1.
Për Shaqën ishte goli i parë për këtë edicion me fanellën e Lyon.
Pas 7 ndeshjeve, Lyon renditet në pozitën e gjashtë në Ligue 1 me 11 pikë. /Gazeta Express/