Xherdan Shaqiri nuk po e mendon largimin nga Liverpooli.
Xhyerdan Shaqiri, që ditë më parë u rikthye me gol nga dëmtimi më shumë se dy muajsh, ka hedhur poshtë spekulimet dhe bërë të ditur se është i lumtur te të kuqtë, duke shpresuar të qëndrojë sa më gjatë në “Anfield”, raporton Gazeta Express.
Ishte raportuar se Shaqën po e kërkon Arsenali, dhe se shqiptari po e mendon largimin për shkak të minutave të paktë që po merr nga Jurgen Klopp, por ai është i lumtur te Kampionët e Evropës.
“Jam shumë e lumtur këtu. Kam një kontratë të gjatë me Liverpoolin dhe jam i përqendruar vetëm këtu. Nuk kam ndonjë arsye të largohem nga këtu, pasi ky klub është i veçantë”, deklaroi Shaqiri.
28-vjeçari ka kontratë më Liverpoolin, deri në vitin 2023.
Për shkak të dëmtimeve, Shaqa ka bërë këtë edicion vetëm 5 paraqitje dhe ka shënuar një gol.
Klopp, pas ndeshjes me Everton, i kërkoi falje shqiptarit që s’kishte luajtur për një kohë të gjatë edhe kur s’kishte qenë i lënduar, duke i premtuar më shumë minuta tani e tutje. /Gazeta Express/