string(58) "shaqiri-e-refuzon-trajnerin-e-zvicres-dera-eshte-e-mbyllur"

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 16:18

Shaqiri e refuzon trajnerin e Zvicrës: Dera është e mbyllur!

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 16:18

Pas konferencës për shtyp të kombëtares në mëngjes, pyetja e parë e gazetarëve për Xherdan Shaqirin ishte e pritshme.

Murat Yakin shpjegoi se e kishte kontaktuar Shaqirin për ta uruar për titullin kampion dhe i kishte thënë se dera për rikthim në kombëtare mbetet e hapur.

Megjithatë, në konferencën për media të Baselit, Shaqiri tha se dera mbetet e mbyllur

“Kam dëgjuar që është shkruar diçka në media. Kam marrë kaq shumë mesazhe pas kampionatit, duhet të shikoj me qetësi nëse ka ndonjë nga Murati. Është gjithmonë e këndshme kur trajneri i kombëtares mendon për ty. Por ju i dini mendimet e mia për kombëtaren. Ato mbeten të pandryshuara. Jam shumë i kënaqur me situatën siç është.” Edhe pse “kurrë mos thuaj kurrë” ende vlen, për momentin dera është e mbyllur.