Xherdan Shaqiri dhe Rilind Nivokazi janë përfshirë në formacionin ideal të javës në Superligën zvicerane.
Ish-përfaqësuesi zviceran ishte i hatashëm tek Baseli duke i realizuar dy gola, ndërsa asistoi edhe në golin e Albion Ajetit, shkruan “Gazeta Express”.
E krahas tij, në këtë formacion u përfshi edhe futbollisti tjetër kosovar, Nivokazi.
Sulmuesi që po pret ta tregojë veten në Kombëtaren e Kosovës shënoi dhe asistoi në fitoren e Sionit ndaj Winterthurit me rezultat 3:2. /Gazeta Express