Shaqir Totaj: Të rinjtë janë forca shtytëse e zhvillimit të Prizrenit digjital - Gazeta Express
string(77) "shaqir-totaj-te-rinjte-jane-forca-shtytese-e-zhvillimit-te-prizrenit-digjital"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 16:04

Shaqir Totaj: Të rinjtë janë forca shtytëse e zhvillimit të Prizrenit digjital

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 16:04

Në hapësirat e Makerspace Innovation Center, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, zhvilloi takim frymëzues me të rinjtë inovatorë të qytetit, ku u diskutua për rolin e teknologjisë, start-up bizneseve dhe inteligjencës artificiale në krijimin e mundësive të reja për karrierë dhe zhvillim ekonomik.

“Të rinjtë e Prizrenit janë forca shtytëse dhe energjia pozitive që e mban qytetin tonë në lëvizje. Inovacioni, kreativiteti dhe puna e tyre po e bëjnë Prizrenin një qendër gjithnjë e më të rëndësishme në fushën e teknologjisë” – u shpreh kryetari Totaj.

Ai shtoi se Komuna do të vazhdojë ta mbështesë këtë sektor me projekte konkrete dhe bashkëpunime me qendra inovative e universitete.

“Ne besojmë se përmes bashkëpunimit me organizata si Makerspace, mund të krijojmë terren të përshtatshëm për ide të reja, për zhvillimin e start-up bizneseve dhe për përfshirjen e të rinjve në proceset transformuese të qytetit” – tha Totaj.

Takimi shënoi një hap tjetër në drejtim të përkrahjes së inovacionit dhe zhvillimit digjital në Prizren, duke konfirmuar përkushtimin e komunës për ta bërë qytetin një qendër të teknologjisë dhe kreativitetit në Kosovë.