Në një takim me mësimdhënësit e Komunës së Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj theksoi përkushtimin e tij që arsimi mbetet prioritet edhe gjatë mandatit të ardhshëm.
“Unë e di se fuqia e një qyteti matet me dijen dhe përkushtimin e mësimdhënësve të tij. Prizreni ka fatin të ketë shpërndarës të dijes që punojnë me pasion për të ardhmen e fëmijëve tanë” – tha Totaj.
Ai u zotua se do të vazhdojnë investimet në shkolla dhe në kushte më të mira për nxënësit e personelin arsimor.
“Në mandatin e dytë do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, duke përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe duke krijuar ambiente ku fëmijët tanë mund të mësojnë me dinjitet, ndërsa mësimdhënësit të punojnë me qetësi e respekt” – u shpreh kryetari.
Totaj përfundoi duke nënvizuar se arsimi është gurthemel i zhvillimit të Prizrenit: “Investimi në arsim është investim në të ardhmen e qytetit tonë. Ky është premtimi im dhe obligimi ynë i përbashkët”.