Shaqir Totaj shpalos projektin prapa Shtëpisë së Bardhë: Hapësira të gjelbra e parking nëntokësor - Gazeta Express
string(96) "shaqir-totaj-shpalos-projektin-prapa-shtepise-se-bardhe-hapesira-te-gjelbra-e-parking-nentokesor"

Zgjedhjet

Gazeta Express

07/10/2025 21:03

Shaqir Totaj shpalos projektin prapa Shtëpisë së Bardhë: Hapësira të gjelbra e parking nëntokësor

Zgjedhjet

Gazeta Express

07/10/2025 21:03

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se projekti i shumëpërfolur për rikthimin e hapësirës pas “Shtëpisë së Bardhë” në shfrytëzim publik do të jetë një nga projektet e para që do të realizohet gjatë mandatit të tij të dytë.

Sipas tij, projekti është konceptuar në mënyrë moderne dhe me qëllim të qartë: krijimin e një hapësire të gjelbër për fëmijët dhe familjet, ndërsa në pjesën nën tokë do të ndërtohen parkingje për banorët dhe vizitorët e shumtë të qytetit.

“Rikthimi i kësaj hapësire është punë e planifikuar dhe e menduar mirë. Në mandatin e dytë do ta realizojmë këtë projekt të shumëpritur, që do ta kthejë zonën pas ‘Shtëpisë së Bardhë’ në një hapësirë të gjallë e funksionale për qytetarët e Prizrenit” – theksoi Kryetari Totaj.

Ai shtoi se projekti është pjesë e vizionit të tij për një Prizren më të zhvilluar, më të gjelbër dhe më të qasshëm për të gjithë:

“Hapësira e sipërme do të kthehet në gjelbërim për fëmijët dhe familjet, ndërsa poshtë saj do të ndërtohen parkingje të reja që do ta lehtësojnë dukshëm problemin e parkimit në qendër. Ky është një model urban që po e sjellim në shumë zona të qytetit”.

Totaj nënvizoi se projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së bërë në katër vitet e para të qeverisjes lokale dhe dëshmi e përkushtimit për t’ia kthyer qytetit çdo hapësirë publike në dobi të komunitetit:

“Në mandatin e parë kemi transformuar shumë lagje e hapësira publike. Në mandatin e dytë, do të fokusohemi në realizimin e projekteve strategjike që modernizojnë Prizrenin dhe e bëjnë më të jetueshëm për çdo familje”.

Ky projekt pritet të nisë me fazën e parë të zbatimit menjëherë pas përfundimit të procedurave të parapara, duke shënuar një tjetër hap konkret në rrugën e zhvillimit të Prizrenit.