Shaqir Totaj me thirrje për vullnetarët, lanson faqen për regjistrimin e qytetarëve - Gazeta Express
string(82) "shaqir-totaj-me-thirrje-per-vullnetaret-lanson-faqen-per-regjistrimin-e-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 22:01

Shaqir Totaj me thirrje për vullnetarët, lanson faqen për regjistrimin e qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 22:01

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes qytetare në rrugëtimin për zhvillimin e qytetit.

“Fitoret nuk ndodhin vetvetiu. Ato vijnë me angazhimin dhe përkushtimin e secilit prej nesh,” u shpreh Totaj.

Ai theksoi se për ta jetësuar vizionin e tij për një Prizren në punë, është e domosdoshme pjesëmarrja aktive e qytetarëve.

“Për ta bërë realitet Prizrenin që duam, kemi nevojë për secilin prej jush. Prandaj, ju ftoj të regjistroheni si vullnetarë të fushatës sonë në www.shaqirtotaj.com,” tha ai.

Totaj përmbylli fjalën e tij me një thirrje mobilizuese: “Le të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për Prizrenin tonë.

LINK për t’u regjistruar si vullnetarë