Shapiro vjen edhe në shqip - Gazeta Express

Shapiro vjen edhe në shqip

Arte

Gazeta Express

18/02/2021 23:36

Librin e Ben Shapiros “Ana e drejtë e historisë”, i cili nga Washington Examiner cilësohet si libër përmes së cilit autori kalon nëpër 3,000 vjet të historisë intelektuale në hapësirën prej rreth 250 faqesh, e sjell në shqip libraria “Artini” me përkthyes Azem Deliun

Sipas Shapiros, ky libër shtjellon dy mistere. Autori thotë që nuk jetojmë në një botë perfekte, por jetojmë në botën më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Kështu, misteri i parë është ky: Si ndodhi e gjitha kjo? Çka ndryshoi?

Pastaj është e dyta, pyetja më e rëndësishme: Përse po e hudhim tutje? Po e vrasim veten në shkallët më të larta në dekada. Shkallët e depresionit kanë arritur qiellin. Mbidozat nga drogat tani janë përgjegjëse për më shumë vdekje se sa aksidentet me veturë.

Shkallët e martesës janë ulur, siç janë ulur edhe ato të lindjes së fëmijëve. Jemi duke shpenzuar më shumë para në lukse dhe duke shijuar çdo gjë më pak. Konspiracionet kanë zëvendësuar arsyen dhe perceptimet subjektive kanë zëvendësuar vëzhgimin objektiv. Faktet janë varrosur për të bërë rrugë për ndjenjat; një shoqëri e vajërave esenciale dhe e vetëbesimit ka zëvendësuar një shoqëri të logjikës, shkruan Gazeta Metro.

Perëndimi është i veçantë, dhe në “Anën e drejtë të historisë”, Ben Shapiro shpjegon me guxim se si ne kemi humbur rëndësinë e qëllimit moral që e shtyn secilin nga ne të jetë më i mirë, detyrën e shenjtë të punojmë së bashku për të mirën më të madhe.

Nikki Haley, ish përfaqësuesi kryesor i Misionit amerikan të Kombeve të Bashkuara, thotë se “Ben Shapiro e njeh fuqinë e zërit të tij. Ai ngrihet në këmbë dhe lufton për atë që beson me ide të testuara nga koha. ‘Ana e djathtë e historisë’ është e mirë-menduar dhe e mirë-arsyetuar – pikërisht ajo që kritikët e Shapiros nuk duan që ju të dëgjoni. ”

Rreth Autorit

Ben Shapiro është kryeredaktori i The Daily Wire dhe prezantuesi The Ben Shapiro Show, podcast-i më i mirë konservator në SHBA. Një autor bestseller i New York Times, Shapiro është i diplomuar në Shkollën Juridike në Harvard dhe një çifut ortodoks. Puna e tij është profilizuar në pothuajse çdo botim të madh amerikan, dhe ai është shfaqur si folësi i spikatur në shumë ngjarje konservatore në kampe në mbarë vendin, disa nga ato paraqitje të shënjestruara nga aktivitstë progresistë dhe aktivistë të “Antifa”.

Në vitin 2016, autori më i shitur i New York Times, Ben Shapiro foli në Universitetin e Kalifornisë – Berkeley. Qindra oficerë të policisë u kërkuan për të mbrojtur fjalimin e tij. Çfarë ishte kaq e frikshme rreth Shapiros? Ai erdhi të argumentojë se civilizimi perëndimor është në mes të një krize qëllimi dhe ideje; që ne kemi lejuar që ankesat të zëvendësojnë ndjenjën tonë të komunitetit dhe përshtatshmëria politike të kufizojë të drejtat tona individuale; se ne po mësojmë fëmijët tanë se emocionet e tyre kanë më shumë rëndësi sesa debati racional; dhe se kuptimi i vetëm në jetë është arbitrar dhe subjektiv.