Shans i artë për Asllanin që të jetë titullar, mesfushori i Kombëtares duhet t'i tregojë Interit se sa vlen - Gazeta Express
string(105) "shans-i-arte-per-asllanin-qe-te-jete-titullar-mesfushori-i-kombetares-duhet-ti-tregoje-interit-se-sa-vlen"

Futboll

Gazeta Express

26/06/2025 11:21

Shans i artë për Asllanin që të jetë titullar, mesfushori i Kombëtares duhet t’i tregojë Interit se sa vlen

Futboll

Gazeta Express

26/06/2025 11:21

Kristjan Asllani ka luajtur titullar me Interin në 3 ndeshjet e para të grupit në Botërorin e Klubeve.

Kjo për shkak të dëmtimit të mesfushorit Hakan Çalhanoglu.

Mesfushori i Kombëtares tashmë ka një mundësi të artë me zikaltërit për të treguar sa vlen në mungesë të turkut.

Hakan do të kthehet në Itali dhe do të presë aty shokët e skuadrës deri në fillimin e stërvitjes verore që të rikthehet në fushë.

Mesfushori në fakt ka pësuar një problem të ri muskulor në pulpën e djathtë, konkretisht në soleus, në një zonë të ndryshme nga ajo që dëmtoi në finalen e Ligës së Kampioneve pothuajse një muaj më parë.

Prandaj, duke pasur parasysh frekuencën e lëndimeve (gjashtë gjatë sezonit), stafi mjekësor ka vendosur që të pushojë si masë paraprake, shkruan Panorama.

“Corriere dello Sport” shkruan se qëllimi është që të rikuperohet plotësisht duke shmangur rreziqet e panevojshme pas një sezoni në të cilin Çalhanoglu nuk arriti kurrë të arrinte dhe të ruante gjendjen e tij më të mirë fizike.