Shala nga IKD: Funksionimi i institucioneve me U.D, mund të paraqes burim të lartë të korrupsionit - Gazeta Express
string(96) "shala-nga-ikd-funksionimi-i-institucioneve-me-u-d-mund-te-paraqes-burim-te-larte-te-korrupsionit"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 9:00

Shala nga IKD: Funksionimi i institucioneve me U.D, mund të paraqes burim të lartë të korrupsionit

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 9:00

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se funksionimi i institucioneve me ushtrues detyre është qasje e cila mund të paraqes burim të lartë të korrupsionit.

Shala tha se çështja e ushtruesve të detyrës është diskutuar prej kur kjo Qeveri ka marrë detyrën. Tha se ushtruesi i detyrës është përjashtim, pra mund të ndodhë në situata të ndryshme kur t’i mund të kesh nevojë për caktimin e një ushtruesi të detyrës.

Hulumtuesi theksoi se logjika e përcaktimit të ushtruesit të detyrës është se i njëjti përcaktohet vetëm në këto raste përjashtimore.

“Fatkeqësisht, e kundërta ka ndodhur me këtë Qeveri. Kjo Qeveri çështjen e ushtruesve të detyrës e ka pasur si parim, ndërsa zgjedhjen e rregullt të tyre e ka pasur si përjashtim”, tha Shala.

Sipas tij, kjo ka pasoja shumëdimensionale, fillimisht në kuptim të administrimit të institucionit.

“Edhe praktikat e tjera në vendet e tjera, kanë treguar se kjo qasje mund të paraqesë një burim të lartë të korrupsionit për shkak të mundësisë që lehtë me i caktu, lehtë me i largu, e po ashtu lehtë me i zëvendësu me persona të tjerë”, tha Shala.

Shala tha se aktgjykimi i Supremes në rastin e Agjencisë së Aviacionit Civil thekson qartë se nëse një pozitë me u.d mbahet jashtë afatit ligjor, i bie se po mbahet kundërligjshëm.

“Akgjykmi i i Gjykatës Supreme në rastin e Agjencisë së Aviacionit Civil e ka theksuar shumë qartë se përtej afatit ligjor nëse mbahet një pozitë me ushtrues detyre, i bie se është duke u mbajtur kundërligjshëm dhe ai person nuk e ka asnjë kompetencë për shkak se thjesht nuk është ushtrues i detyrës edhe nëse nuk e ka një vendim të tillë”, shtoi Shala.

Ai theksoi se IKD-ja ka identifikuar 17 institucione që nuk kanë përbërje të plotë në funksionimin e tyre. Tha se 4 prej tyre tashmë janë jofunksionale.

“Komisioni i Pavarur i Ankesave, Bordi i Ankesave ndaj vendimeve të KPM-së, Autriteti Rregullativ i Hekurudhave dhe Bordi i RTK-së. Ndërsa, 13 të tjera janë duke funksionuar në përbërje jo të plotë”, tha Shala.

Sipas tij, kjo problematikë derivon nga legjislatura e kaluar. /BetimipërDrejtësi