Shala në “Favorit”: E pata dhënë fjalën që do të luajë për Kosovën, ka qenë plani im nga fillimi - Gazeta Express
string(92) "shala-ne-favorit-e-pata-dhene-fjalen-qe-do-te-luaje-per-kosoven-ka-qene-plani-im-nga-fillimi"

Futboll

Gazeta Express

16/11/2025 23:10

Shala në “Favorit”: E pata dhënë fjalën që do të luajë për Kosovën, ka qenë plani im nga fillimi

Futboll

Gazeta Express

16/11/2025 23:10

Ish-mesfushori i Shqipërisë dhe Kosovës, Herolind Shala është i ftuar në emisionin “Favorit”.

Ai ka folur për kohën kur kaloi te Kosova nga Shqipëria.

“Ka qenë pak e vështirë, nuk u ftova në Evropian nga Shqipëria. Plani jem ka qenë me përfaqësu Kosovën. Unë tërë kohën kam qenë në kontakte me Albert Bunjakun. Më kanë pas ftuar në ndeshjen ndaj Haitit. Krejt lojtarët që jemi ardhë në fillim, është meritë e Albert Bunjaki. Bunjaki më tha ‘shko luajë për Shqipërinë, kur të hyjmë në FIFA, eja me ne’. Ia pata dhënë fjalën që do të kthehem te Kosova, dhe e bëra”, tha ai./GazetaExpress/