Shala: Ndërkombëtarët kishin drojë për zhvillimet në Kosovë pas vdekjes së Rugovës - Gazeta Express
string(81) "shala-nderkombetaret-kishin-droje-per-zhvillimet-ne-kosove-pas-vdekjes-se-rugoves"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 7:23

Shala: Ndërkombëtarët kishin drojë për zhvillimet në Kosovë pas vdekjes së Rugovës

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 7:23

Aktivisti dhe gazetari Blerim Shala ka deklaruar se përfaqësuesit ndërkombëtarë kishin shqetësime të mëdha për situatën në Kosovë pas vdekjes së presidentit të atëhershëm, Ibrahim Rugova.

Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Shala ka thënë se pas vdekjes së Rugovës u kuptua se ndryshimet institucionale ishin të domosdoshme, pasi vendi duhej të zgjidhte një president të ri dhe të vazhdonte proceset politike.

Shala theksoi se ndërkombëtarët kishin frikë se vdekja e Rugovës mund të krijonte paqartësi politike dhe të vononte procesin e bisedimeve për statusin e Kosovës. Ai kujtoi se diplomati Albert Rohan kishte kontaktuar menjëherë për të pyetur nëse kjo situatë do t’i shtynte negociatat.

“Ndoshta kemi qenë optimistë edhe unë edhe ti, po doli ashtu se me 20 shkurt do të fillojnë bisedimet e Vjenës, po ka qenë një drojë e madhe e ndërkombëtarëve që me vdekjen e Rugovës tash kushedi çfarë situate do të krijohet, edhe ndoshta do zvarritet me muaj kjo edhe…”, rrëfeu Shala. 

Megjithatë, sipas Shalës, përfaqësuesit kosovarë kishin siguruar se procesi do të vazhdonte dhe se brenda një muaji delegacioni i Kosovës do të ishte në Vjenë për fillimin e bisedimeve për statusin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement