Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se një person që fyen, denigron dhe poshtëron UÇK’në nuk duhet të jetë kryetar i kuvendit.
Zgjedhja e Bashës kryetar kuvendi, Shala thotë se është “fyerja më e rëndë për UÇK’në”.
“Një fyes, denigrues dhe poshtrues i UÇK-së, nuk mundet dhe nuk duhet të jetë Kryetar i Kuvendit! Zgjedhja e Dimal Bashës Kryetar i Kuvendit të Kosovës është fyerja më e rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për gjakun e dëshmorëve dhe për vetë shtetin tonë. Ky “njeri” që në “punimet”, “botimet” e tij “shkencore” ka baltos luftën tonë të shenjtë, ka fyer e njollosë themeluesit dhe drejtuesit e saj, sot është ulur në karrigen më të lartë të përfaqësimit popullor, dhe e gjitha kjo u realizu vetëm falë votës së disa deputetëve të PDK-së dhe AAK-së!”
Ai ka thënë se votat për Bashën janë tradhti ndaj votuesve.
“Këta deputetë, që para qytetarëve flasin me gojën plot UÇK, që bëhen edhe kishe po qajnë për udhëheqësit e UÇK-së në Hagë, e që tërë kohën thirren në sakrificën e dëshmorëve, të luftëtarëve, pikërisht këta ia dhanë besimin këtij poshtëruesi të vlerave tona më të shenjta. Kjo nuk është vetëm tradhti ndaj votuesve të tyre, por edhe përbuzje ndaj amanetit të dëshmorëve dhe shkelje mbi gjakun e tyre.”
“Një i tillë në Kosovë nuk do duhej as ta përmend kandidimin për deputet, e leje më të udhëheqë Kuvendin e Republikës! Ai duhet të shkarkohet menjëherë, qysh sot, dhe të parët që duhet ta kërkojnë këtë janë pikërisht ata deputetët e PDK-së dhe AAK-së që ia mundësuan të zgjidhet aty. Ata duhet jo vetëm të kërkojnë shkarkimin e tij sot, por edhe falje publike para popullit, sepse me votën e tyre i sollën Kuvendit këtë turp! Mjaft ma me rrena! Mjaft ma me hipokrizi! Nuk mund të thirresh në UÇK e në gjakun e dëshmorëve, ndërkohë që voton dhe e ngre në krye një fyes, denigrues e poshtrues të tyre! E. SH”