Analisti politik, Azdren Shala ka thënë se dy deputete të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të gatshme të votojnë Qeverinë Kurti.
Kështu u shpreh ai në emisionin “Rubikon”.
Ai shton se votimi i fshehtë që u propozua dje në seancën e nëntë konstituive të Kuvendit të Kosovës, i mbron ato të mos linçohen publikisht.
“Sipas një burimi të besueshëm që unë e kam, s’e di se a është krejt i saktë, por është shumë i besueshëm, dy deputete të LDK-së janë gati ta votojnë Qeverinë Kurti. Votimi i fshehtë i tyre i mbron nga linçimi publik”, u shpreh ai.
Shala gjithashtu e ka quajtur lehtë të manipulueshëm, kryesuesin e nëntë seancave konstituive të Kuvendi të Kosovës, Avni Deharin.
Kjo pasi sipas tij, një njeri që e kthen në interes politik një tragjedi familjare, nuk ka integritet.
Lidhur me këtë, Shala thotë se Dehari vuan nga Sindroma e Stokholmit, pasi dashurohet në vrasësin e tij.
“Zoti Dehari është njeri që manipulohet më së lehti. Ka qejf të manipulohet. Mendoj që kapak vuan edhe nga Sindroma e Stokholmit, ky dashurohet tek vrasësi i vet, pas dashur të tingëllojë ashpër kjo. Për mua një njëri që pranon një tragjedi familjare ta konvertojë në interes politike, prej tij mos prit me pas integritet”, u shpreh ai