string(86) "shakohoxha-ka-disa-fjale-per-vuciqin-i-cili-urdheroi-serbet-per-fitore-ndaj-shqiperise"

Sport

Gazeta Express

20/05/2025 17:41

Shakohoxha ka disa fjalë për Vuçiqin, i cili ‘urdhëroi’ serbët për fitore ndaj Shqipërisë

Sport

Gazeta Express

20/05/2025 17:41

Komentatori më i njohur në trojet shqiptare, Dritan Shakohoxha ka qenë i ftuar në lidhje direkte në emisionin “Kosova Live”, që transmetohet në T7.

Legjenda e komentimit shqip ka thënë disa fjalë për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili me një deklaratë gjatë ditëve të fundit, ‘urdhëroi’ lojtarët serbë për fitore ndaj kuqezinjëve në Tiranë.

“Është më shumë një titull gazetaresk, sesa që ai e beson vetë, atij i duhet të i japë llogari popullit të tij, se pse Tirana është më e bukur se Beogradi. Ai është më shumë një ziliqar. Ende nuk ia ka ndërtuar Beogradit një stadium modern sikurse në Tiranë, me stadiumin e fundit të ndërtuar në kryeqytetin serb, i cili ishte ndërtuar në kohën e Titos”, ka thënë Shakohoxha në “Kosova Live”.

Në një tubim të partisë (SNS), Vuçiq falënderoi publikisht trajnerin e kombëtares serbe të futbollit, Stojkoviç, për mbështetjen e tij të hapur politike.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një deklaratë me tone të ashpra sportive, që në thelb mbante një ngarkesë politike:

“E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne këtu. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!”, tha Vuçiç nga skena, me një mesazh që i ngjante më shumë një urdhri sesa një urimi./GazetaExpress/