Koncerti më i fundit i anuluar nga Shakira ishte planifikuar të mbahej në Washington, DC, në Nationals Park, të shtunën mbrëma.
Këngëtarja kolumbiane 48-vjeçare — e cila me turneun e saj “Las Mujeres Ya No Lloran” sapo ka thyer një rekord — kishte planifikuar të performonte si pjesë e aktivitetit të mirëseardhjes së WorldPride, por stadiumi njoftoi të premten se ajo nuk do të jetë më pjesë e koncertit.
Kjo ndodh pasi këngëtarja e hitit “Whenever, Wherever” ishte detyruar të anulonte dy shfaqje radhazi të planifikuara për të enjten dhe të premten në Fenway Park të Bostonit.
Anulimet u bënë për shkak të inspektimeve nga autoritetet e qytetit që identifikuan ‘elementë strukturorë që nuk ishin sipas standardeve’, sipas TMZ.
Rreth orës 17:00 të premten, Nationals Park publikoi një deklaratë në internet duke thënë: “Për shkak të komplikimeve me shfaqjen e mëparshme në Boston, prodhimi i plotë i turneut të Shakira-s nuk mund të transportohet në kohë në Washington, D.C. për performancën e planifikuar në Nationals Park të shtunën, më 31 maj.”
WorldPride është festivali më i madh LGBTQ+ në botë dhe shënon fillimin e muajit të njohur ndërkombëtarisht të Krenarisë.
Sipas TMZ, Shakira reagoi duke thënë: “I kam numëruar ditët, e emocionuar për t’u ribashkuar me fansat e mi në Uashington dhe Boston, dhe unë dhe ekipi im kemi bërë çdo përpjekje që kjo të ndodhte, por kjo nuk varet vetëm nga ne tani, dhe jam e zhgënjyer që këto shfaqje s’mund të mbahen tani”. /GazetaExpress/