Shakaja ‘trokit dhe ik’ kthehet në tragjedi, vritet 11-vjeçari në Teksas - Gazeta Express
string(69) "shakaja-trokit-dhe-ik-kthehet-ne-tragjedi-vritet-11-vjecari-ne-teksas"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 23:59

Shakaja ‘trokit dhe ik’ kthehet në tragjedi, vritet 11-vjeçari në Teksas

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 23:59

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Houston të Teksasit në Shtetet e Bashkuara, ku një djalë vetëm 11 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një të shtëne me armë zjarri, pas një shakaje të njohur si “klingelstreich”, ku fëmijët i bien ziles ose trokasin nëpër dyer dhe ikin me vrap.

Dëshmitarë kanë deklaruar se fëmija kishte trokitur në disa dyer të shtëpive dhe më pas ishte larguar, kur papritur është qëlluar me armë zjarri, transmeton klankosova.tv.

Ai u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka ndaluar një person lidhur me rastin, por pas marrjes në pyetje ai është lënë i lirë.

Hetimet mbi këtë rast të rëndë vazhdojnë.