LDK e rikthen në garë Shaip Surdullin në Kamenicë: Përkushtim për të sjell qeverisje të përgjegjeshme - Gazeta Express
string(56) "shaip-surdulli-kandidat-ildk-se-per-kryetar-te-kamenices"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 19:27

LDK e rikthen në garë Shaip Surdullin në Kamenicë: Përkushtim për të sjell qeverisje të përgjegjeshme

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 19:27

Shaip Surdulli do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Kamenicës.

Kështu ka njoftuar ky subjekt politik përmes një reagimi.

Shaip Surdulli më parë ishte kryetar i Komunës së Kamenicës nga radhët e LDK-së.

“Në respektim të vendimit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas konsultimeve të gjera me strukturat tona në Kamenicë, Dega jonë atje ka zyrtarizuar emrat për zgjedhjet lokale 2025.  Kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës do të jetë z. Shaip Surdulli, ndërsa bartës i listës për Asamblenë Komunale është kryetari aktual i Degës, z. Jeton Biqkaj”.

“Këto vendime përfaqësojnë unitetin dhe përkushtimin e strukturës sonë për të sjellë ndryshim dhe qeverisje të përgjegjshme në Kamenicë. Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë se një garë, ato janë një mundësi për qytetarët që të rikthejnë dinjitetin dhe zhvillimin në komunën e tyre, përmes një platforme të qartë, me njerëz të dëshmuar dhe me vizion të cilin ua ofron LDK-ja. Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur përgatitjet për këto zgjedhje të ardhshme, me struktura të konsoliduara dhe një angazhim të pakompromis për fitoren në Kamenicë. Me mbështetjen e qytetarëve, dhe me një ofertë të qartë programore, LDK do të rikthehet si forca kryesore politike në këtë komunë”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Gazeta Express