Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka deklaruar se do të vazhdohet me protesta pas hyrjes në fuqi të vendimit për kalimin e detyrueshëm të bizneseve të mëdha në tregun e lirë të energjisë nga 1 qershori. Ai deklaron se ky nuk është më treg i lirë, por “treg i shtrenjtë”, ku bizneset po përballen me çmime të papërballueshme të energjisë elektrike.
‘’Protestat janë të pashmangshme, ne sot do të takohemi me këshillin organizativ dhe do të merret vendimi për hapat e mëtutjeshëm sepse tashmë vendimi I tregut të lirë mund të thuhet që është vendim I tregut të shtrenjtë’’, tha Shahini për FrontOnline.
Sipas Shahinit, tashmë janë parë efektet e para negative të këtij vendimi – një kompani në Ferizaj ka nisur uljen e numrit të punëtorëve dhe po shqyrton mundësinë për të mbyllur fabrikën ose për të bërë shkurtime të mëtejshme.
‘’Rezultatet e para tashmë të këtij vendimi janë pa ku një kompani nga Ferizaj ka ulur numrin e punëtorëve dhe është duke shqyrtuar se sit ë veprojë a të mbyllë fabrikën apo do të reduktojë punëtorët’’, deklaroi kryetari i AKB-së.