Shahini: Maturantët do të pyeten në provime vetëm për ato mësime që do të marrin - Gazeta Express
string(79) "shahini-maturantet-do-te-pyeten-ne-provime-vetem-per-ato-mesime-qe-do-te-marrin"

Gazeta Express

31/03/2020 23:55

Shahini: Maturantët do të pyeten në provime vetëm për ato mësime që do të marrin

Gazeta Express

31/03/2020 23:55

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shpjeguar në një lidhje në emisionin “Opinion” mënyrën se si po zhvillohet mësimi online në Shqipëri dhe çfarë do të ndodh me provimet e maturës.

“Mësimi online po funksionon për aq sa është e mundur dhe po performon më mirë nga sa e kishim menduar. Mësuesit janë në kontakt me nxënësit, për aq sa u lejon teknologjia. Mësuesit me aq sa është e mundur po bëjnë jo vetëm përsëritjet, por edhe tema të reja. Ne do të kemi shumë kujdes që në temat e povimit të maturës të mos vendosim pyetje për të cilat nuk jemi të sigurt që janë zhvilluar si duhet. Porosia ime për maturantët është:  mos u shqetësoni do të pyeteni vetem për leksionet që keni marr ndër vite me mësuesit tuaj”, tha Shahini.

Lexo Edhe: