Shabani: KSHZ është e gatshme për zgjedhjet lokale, do të ketë fushata edukative për qytetarët - Gazeta Express
string(92) "shabani-kshz-eshte-e-gatshme-per-zgjedhjet-lokale-do-te-kete-fushata-edukative-per-qytetaret"

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 20:31

Shabani: KSHZ është e gatshme për zgjedhjet lokale, do të ketë fushata edukative për qytetarët

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 20:31

Zëdhënësi i Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) Admir Shabani, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor.

Ai tha se KSHZ është e gatshme për zgjedhje dhe se për momentin stafi dhe të punësuarit në komision punojnë pa orar. Shabani tha se gjatë ditëve në vijim do të dalin me informacione shtesë rreth zgjedhjeve lokale.

“Jemi gati. KSHZ është institucion serioz, që obligim të vetëm e ka zbatimin e zgjedhjeve. Gjatë viteve kemi fituar përvojë dhe jemi përballur me ndryshimet që pësojnë proceset zgjedhore. Kur e dijmë që ka zgjedhje si p.sh këto në vitin 2025 kemi kohë të përgatitemi paraprakisht. Në përgjithësi i kemi hyrë këtij procesi zgjedhor shumë e përgatitur”.

E reja e këtyre zgjedhjeve është se secili që mendon se mund të japë për komunitetin ka të drejtë t’i futet garës për këshilltar komunal duke parashtruar dokumentet përkatëse dhe duke mbledhur nënshkrime, që me rregulloren e re janë dy nënshkrime. Vlen të ceket se identifikimi i votuesve bëhet duke përdorur aparatet biometrike. Do të dalim me më shumë informacione rreth procesit zgjedhor që qytetarët të jenë sa më të informuar”, tha Shabani

“Punojmë në vazhdimësi që të sigurojmë transparencë dhe besueshmëri. E gjithë kjo kërkon punë. Tani në KSHZ të gjithë punëtorët, gjithë stafi dhe komisioni janë në vazhdimësi në punë. Nuk kemi orar pune pasi kemi një qëllim. Zgjedhjet kërkojnë gatishmëri dhe reagim të menjëhershëm në situata të caktuara”, theksoi Shabani.

Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me mediat, ai tha se KSHZ ka vendosur që të ketë raporte shoqërore me përfaqësuesit e mediave.

“Gjatë punës sonë dhe përgatitjes profesionale që kemi pasur kemi vlerësuar që mënyra më e mirë për t’iu qasur mediave është të krijohet raport shoqëror me përfaqësuesit e mediave. Mediat e kanë rolin e ndihmuesit të institucioneve. Ata nevojiten për të korrektuar punën tonë, pasi ata janë në komunikim të përditshëm me qytetarët”, tha Shabani.Ai i ftoi qytetarët që kanë të drejtë vote që të ndjekin kanalet e komunikimit të KSHZ-së, duke njoftuar se janë duke përgatitur fushata edukative për zgjedhjet.