Istogu ka nisur me prezantimin e skuadrës për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Për Istogun do të jetë hera e parë që garojnë në elitën e basketbollit kosovar, shkruan Gazeta Express.
Klubi njoftoi këtë të martë se ka arritur marrëveshje me kapitenin, Diamant Shabanin, dhe Mirlind Zekajn, për rinovim të kontratave.
Të dy basketbollistët kanë rinovuar edhe për një sezon.
/Gazeta Express/