“S’guxojmë ta shkelim ligjin në emër të drejtësisë”, Hajdari thotë se prokuroria e bëri kur dërgoi hetuesit në MINT: S'është e vërtetë që jam mbrojtur në heshtje - Gazeta Express
string(126) "sguxojme-ta-shkelim-ligjin-ne-emer-te-drejtesise-hajdari-thote-se-prokuroria-e-beri-kur-dergoi-hetuesit-ne-mint-prandaj-heshta"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 15:58

“S’guxojmë ta shkelim ligjin në emër të drejtësisë”, Hajdari thotë se prokuroria e bëri kur dërgoi hetuesit në MINT: S’është e vërtetë që jam mbrojtur në heshtje

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 15:58

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, është deklaruar për intervistimin e saj në Prokurorinë Speciale.

“Sot jam ftuar për intervistë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka siguruar rezervën shtetërore të mallrave, në kohën kur ishim të pambrojtur në këtë aspekt. Me agresionin rus ndaj Ukrainës shtetet kishin mbyllur kufinjtë e tyre dhe ndalur eksportin e produketeve thelbësore për jetesë. Ishte jashtëzakonisht e rëndë të siguroheshin rezervat e ushqimit për popullatën tonë. Si çështje e sigurisë publike, e ashtu siç e kërkon ligji, ky proces u klasifikua si sekret shtetëror.”

Ajo ka thënë se për çështje të tilla nuk është raportuar drejt asnjëherë.

“Tani për këtë proces jetik merrem në pyetje nga Prokuroria Speciale, nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Nuk mund të mos e them, që për çështjet e këtilla, me shumë interes për publikun, nuk është raportuar drejt asnjëherë.”

Ajo ka thënë se dy policë hetues i kanë marrë materialin, ku kishte edhe dokumente sekrete.

“Procesi i blerjes së produkteve thelbësore për rezervën shtetërore të mallrave, është klasifikuar si SEKRET, se ashtu e kërkon ligji, siç e kërkon siguria publike. Asnjë person nuk mund të ketë qasje në dokumente të klasifikuar pa çertifikatë të sigurisë. Në rastin e MINT, dy policë hetues pa çertifikatë të sigurisë, pra pa leje për qasje në këto dokumente, kanë marrë materialin brenda 1 ore në MINT, duke u thirrë në autorizimin e prokurorit të PSRK-së Valdet Gashi. Të kuptohemi qartë: nuk jemi kundër asnjë hetimi për çfarëdo çështje në interes të publikut. Këtu jemi për të shërbyer e dhënë llogari për veprimet tona, por asesi nuk guxojmë, asnjëri prej nesh, e as Prokuroria Speciale e Kosovës, të shkelim ligjin në emër të drejtësisë.”

Ajo ka thënë se IPK ka konstatuar që policët hetues nuk kanë qenë të pajisur me certifikatën e  sigurisë së nivelit sekret. Ajo shton se prokurori Valdet Gashi i ka liruar policët nga përgjegjësia.

“Këtë gjë, pra shkeljen ligjore me veprimet e policëve hetues, e ka konstatuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, duke konfirmuar që dy policët hetues nuk ishin të pajisur me certifikaten e sigurisë të nivelit SEKRET. Inspektorati Policor i Kosovës, ka dërguar këtë Raport Informues në Prokurorinë Speciale dhe ka kërkuar nga e njëjta udhëzimet e mëtejme për këtë rast. Por vetë prokurori Valdet Gashi i ka liruar policët nga përgjegjësia. Edhe pse kemi të dokumentuar pranimin e tij që gjendet në konflikt interesi në këtë rast, ai sërish vendos ta mbyllë lëndën e nisur nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe kundërligjshëm liron nga përgjegjësia penale shërbyesit e vet.  Pra, vet Prokurori Gashi shkel ligjin. Vet autorizon paligjshëm, vet i liron përgjegjësit nga përgjegjësia.”

Ajo ka thënë se kanë kërkuar hetim nga Agjencia për Parandlaimin e Korrupsionit.

“Ne MINT kemi kërkuar hetim nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe vërtetimin e konfliktit të interesit. Me çështjet e sigurisë nuk duhet luajtur e as manipuluar. Konfliktin e interesit do ta dëshmojmë dhe do të kërkojmë veprime në emër të së drejtes e të drejtësisë.”

“Prandaj, nuk është e saktë që jam mbrojtur në heshtje dhe këtë gjë po ashtu e kam të dokumentuar me procesverbal, ku kam shprehur vullnetin tim të plotë që t’iu përgjigjem prokurorëve në kushte të krijuara sipas ligjeve në fuqi lidhur me rezervat shtetërore të mallrave. Por jo nën rrethana paligjshmërie, konflikti të interesit e manipulimit të qëllimshëm të opinionit publik rreth çështjes së rezervës shtetërore, që nga vera e vitit 2023.  Ju faleminderit për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme!”