Shkumbin Muçolli, CEO i kompanisë “Balkan Foods”, ka ndarë për publikun sfidat dhe përpjekjet që janë bërë për ta sjellë brendin e njohur amerikan të ushqimit të shpejtë “Popeyes” në Kosovë.
I ftuar në emisionin ‘Canapé’ me Shpend Lipën, Muçolli tregoi se rruga nuk ka qenë e lehtë, por besimi në potencialin e tregut vendor dhe dashuria për cilësinë e këtij brendi kanë qenë shtysë kryesore për realizimin e projektit.
“Popeyes”, me më shumë se 4900 restaurante në SHBA dhe në mbarë botën, njihet për recetat autentike të pulës së skuqur dhe shijen e veçantë që e ka bërë të dallojë në industrinë globale të ushqimit të shpejtë.
Muçolli theksoi se sjellja e këtij standardi në tregun kosovar kërkon angazhim të madh, por është një investim që do të përmirësojë ndjeshëm ofertën gastronomike në vend.
Përgatitjet për hapjen e parë të “Popeyes” në Kosovë janë drejt fundit dhe të gjithë priten të përjetojnë së shpejti një eksperiencë të re ushqimore.
Për më shumë detaje rreth këtij zhvillimi dhe intervistën e plotë me Shkumbin Muçollin, klikoni në linkun më poshtë.