Fundjava në Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha.
Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra.
Java e 26-të do të hapet me përballjen mes Trepcës dhe Borës.
Kampionët kanë siguruar vendin e tretë me 22 fitore e tri humbje, derisa prishtinasit janë në pozitën e tretë me 14 fitore e 11 humbje.
Ndeshja tepër e rëndësishme është ajo në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Rahoveci 029.
Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e 17 humbje dhe ndodhen në dy pozitat e fundit.
Të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore dhe për të mbetur në pjesë e elitës.