Sfida interesante na presin sonte në Champions - Gazeta Express
string(46) "sfida-interesante-na-presin-sonte-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 9:13

Sfida interesante na presin sonte në Champions

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 9:13

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës.

Sfida interesante na presin sonte në garën më prestigjioze të futbollit evropian, shkruan “Gazeta Express”.

Real Madridi e ka marrë rrugën ajrore tetorëshe për të shkuar në Kazakistan, ku e pret ekipi vendës, Kairat Almaty.

“Los Blancos” do të mundohen ta harrojnë humbjen e turpshme në derbi nga Atletico për t’i siguruar tri pikët e radhës në Evropë.

E në tri pikët e radhës sonte llogarit edhe nënkampioni evropian, Inter, i cili do të jetë mikpritës i Slavia Pragës.

Një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante dhe e zjarrtë në tribuna, por edhe në fushën e blertë, mund të jetë ajo mes Galatasarayt e Liverpoolit.

Anglezët konsiderohen si favoritë në letër, por ata s’do të kenë punë aspak të lehtë përballë turqve të motivuar nga Stambolli.

Një punë më të lehtë pritet të ketë gjiganti tjetër evropian, Bayern Munich, i cili do ta vizitojë befasinë Pafos FC.

Harry Kane me shokë nuk pritet të kenë problem të madh për t’i rrëmbyer tri pikët me vete në Bavari.

Ndërkaq, kampionia e botës, Chelsea do të ketë punë të vështirë me Benfican e Jose Mourinhos, i cili do të kthehet në Londër si hero, falë gjurmëve që i ka lënë në “Stamford Bridge”.

Sonte do të luhen nëntë ndeshje, prej tyre dy do të nisin prej orës 18:45 e shtatë të tjera prej orës 21:00. /Gazeta Express