Sfida e rezistencës” ishte loja e radhës e caktuar nga “Vëllai i Madh” për banorët e Big Brother VIP Albania. Në përfundim, Nita dhe Dea qëndruan 14 orë e 52 minuta dhe vendosën që paratë e fituara t’i dhurojnë për fëmijët me autizëm në Kosovë.
Në oborrin e shtëpisë u vendos një strukturë, në të cilën ndodheshin 13 llamba dhe 13 butona për secilin banorë. Në momentin që butoni shtypej, ai bëhet i kuq dhe kur lëshohej kthehet në gjendjen fillestare, në ngjyrë të gjelbër që do të thotë se ata që e lëshonin s’kualifikoheshin nga loja. Personi i cili reziston më gjatë duke mbajtur butonin shtypur, do të fitonte 2 mijë e 500 euro.
Theksojmë që në lojë ishin të përfshirë të gjithë banorët, dy të tjerë që rezistuan gjatë ishin edhe Efi dhe Armaldo me nga 12 orë.
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale “SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”,...